Ukraina pretendon se ka rimarrë edhe fshatin e katërt si pjesë të kundërofensivës

Ukraina pretendon se ka rimarrë një fshat të katërt në juglindje si pjesë e kundërofensivës të saj.

Sipas tyre, bëhet fjalë për fshatin Storozheve në rajonin e Donetskut, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Mbrojtjes ka falënderuar Brigadën e 35-të për rimarrjen e kontrollit të fshatit.

Sipas raportimeve, Ukraina ka rimarrë edhe fshatin Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka, të cilat shtrihen në skaj të rajonit të Donetsk, pranë Zaporizhzhias.