Ukraina pretendon se ka kryer një sulm me dron në objektin e naftës ruse

Ukraina kreu një tjetër sulm me dron në një objekt nafte thellë brenda territorit rus, tha një burim i inteligjencës ushtarake në Kiev për AFP, të mërkurën.

Kievi ka shtuar sulmet ndaj objekteve ruse të naftës dhe gazit gjatë dy muajve të fundit, pjesë e asaj që e ka quajtur një hakmarrje “të drejtë” për sulmet ruse në infrastrukturën e vet energjetike.

Pretendimi vjen pasi guvernatori i Shën Petersburg tha se kishte pasur një shpërthim të fuqishëm në një zonë industriale jashtë qytetit verior, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Mediat lokale ndërkohë raportuan se sistemet e raketave S-400 kishin qëlluar në një dron që u rrëzua në një strukturë magazinimi nafte në rrethin Nevski.

“Ishte një operacion GUR”, tha burimi për AFP duke iu referuar shërbimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Burimi tha se objektivi ishte përdorur për “qëllime ushtarake”.