Ukraina përsëri u bëri thirrje ushtarëve rusë të dorëzohen

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksej Reznikov sot u ka bërë thirrje ushtarëve rusë të dorëzojnë armët, duke u premtuar atyre “jetë dhe siguri”.

“Ju ende mund ta shpëtoni Rusinë nga tragjedia dhe ushtrinë ruse nga poshtërimi. Garantojmë mejëherë jetë, siguri dhe drejtësi për të gjithë ata që refuzojnë të luftojnë”, tha Reznikov në gjuhën ruse në një video drejtuar ushtarëve rusë.

Ai shtoi se “do të gjykohen ata që kanë dhënë urdhra kriminale”.