Ukraina nis procesin e anëtarësimit në BE

Ukraina ka plotësuar një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin në Bashkimin Europian, sipas The Guardian.

“Sot, mund të them se pyetsori është plotësuar nga pala ukrainase”, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Komisioni Europian do të duhet të miratojë një rekomandim me kriteret e nevojshme të anëtarësimit të Ukrainës, shtoi ai.

“Ne presim që rekomandimi  të jetë pozitiv dhe më pas vendimi do të merret nga shtetet anëtarë të BE-së.

Zhovkva shtoi se Ukraina pret të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në qershor gjatë një takimi të takimit të Këshillit Europian. Këshilli Europian do të mblidhet në datat 23-24 qershor.

“Më pas, do të na duhet të fillojmë bisedimet e pranimit. Dhe pas bisedimeve, mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE, “tha Zhovkva.

/abcnews.al