Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Ukraina ka vendosur të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, pas sulmit ushtarak brenda territorit të saj.

Lajmi u dha nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një deklarate për shtyp, drejtuar popullit ukrainas.
“Ky mëngjes ka hyrë në histori, por kjo histori është absolutisht e ndryshme për vendin tonë dhe Rusinë. Dhe ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë”, tha Zelensky.

Gjithashtu, presidenti Zelensky ofroi armë për të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë vendin e tyre nga ky agresion i Rusisë.