Ukraina: Kemi vrarë mbi 36 mijë rusë që nga fillimi i luftës

Rreth 36,200 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas ushtrisë së Ukrainës shkruan la repubblica.

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar  186 helikopterë dhe 658 dronë. Për më tepër, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1,589 tanke ruse, 804 sisteme artilerie.

 

Gjithashtu Ukraina ka shkatërruar  246 raketa dhe 105 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.