Ukraina: Ja me ç’na godasin rusët

Zyrtari ukrainas Vyacheslav Chaus njoftoi se Rusia kishte bombarduar banesat në Chernihiv me bomba 500 kilogramëshe.

Chaus publikoi edhe foto në Telegram, gjë që sipas tij tregojnë më së miri përmasat e bombardimeve ruse.

“Ushtria agresore ruse në pamundësi për të kapërcyer rezistencën e trupave ukrainase, gjatë ditëve të fundit kryen akte terroriste kundër popullit të Ukrainës.

Për tre ditë me radhë, ajo kryen sulme ajrore në zonat e banuara të qytetit dhe ato sociale

Trupat ruse tani po përdorin armë të fuqishme jo selektive kundër Chernihiv – bombat FAB-500,” tha Chaus, raporton Sky News.

Bëhet fjalë për bomba që zakonisht përdoren për të shkatërruar objektet dhe fortifikimet ushtarako-industriale, por në këtë rast ato janë përdorur për njerëzit.

Tre bomba të tilla të pashpërthyera u gjetën snë vendin e rrëzimit të një gjuajtës-bombardues rus Su-34 që u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase pranë Chernihiv mëngjesin e sotëm. /tesheshi.com/