Ukraina i jep ‘goditjen’ e radhës Rusisë, ia rrëzon një aeroplan

Këshilli lokal i Mariupol ka njoftuar se forcat ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan rus në këtë qytet.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, Këshilli i Qytetit të Mariupol tha se ky avioni kishte shkatërruar zonën në javët e fundit, shkruan Sky News, përcjell “Bota sot”.

Qindra mijëra banorë në këtë zonë, e cila është një objektiv kyç për forcat ruse, besohet se janë bllokuar me pak ushqim, ujë dhe energji.

Qyteti është nën një breshëri të përditshme sulmesh ruse që nga fillimi i luftës.

Image

Postimi në Telegram