Ukraina godet rafinerinë e naftës në Saratov të Rusisë gjatë natës

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, UNN, konfirmoi një sulm në Rafinerinë e Naftës Saratov, gjatë natës të së enjtes.

Sipas UNN, u regjistruan shpërthime edhe në qytetet e tjera ruse të Taganrogut, Saratovit dhe Smolenskut.

Gjithashtu, u godit një vend magazinimi i UAV-ve në aeroportin Saki dhe depo karburanti, dhe lubrifikanti në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi dëmtimin e Rafinerisë së Naftës Saratov, objektit të magazinimit të UAV-ve në aeroportin “Saky” dhe një numri të objekteve të tjera ushtarake të pushtuesve”, shkruan UNN.