Ukraina dhe disa vende tjera jo anëtare të NATO-s, janë ftuar të marrin pjesë në takimin dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar selia e Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel.
NATO njoftoi se “ministrat e Jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës si dhe zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të BE-së”, do të marrin pjesë në takimin e mbajtur më 7 prill, transmeton Telegrafi.




