Ukraina fillon rrethimin e rusëve në Bakhmut

Forcat ukrainase kanë filluar rrethimin e forcave ruse në qytetin lindor Bakhmut. Kjo vjen pasi Rusia pretendoi kontrollin e plotë të qytetit, ndërsa udhëheqësi i grupit Wagner ka deklaruar se në 25 maj do të tërhiqen nga zona e konfliktit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur se Bakhmut nuk është i pushtuar nga Rusia, edhe pse Wagner një grup mercenar i mbështetur nga Moska ka marrë kontrollin.

“Forcat ukrainase po kryejnë një detyrë shumë të rëndësishme, ata janë në Bakhmut. Por kjo do të thotë se Bakhmuti nuk është pushtuar nga Federata Ruse”, tha Volodymyr Zelensky.

Ukraina deklaroi të dielën se forcat e saj po vazhdojnë të përparojnë në periferi të Bahmutit, me objektivin për të rrethuar qytetin e shkatërruar në Ukrainën lindore. Rusia pretendoi se kishte marrë plotësisht kontrollin e Bahmutit. Nëse verifikohet kjo do të nënkuptonte përfundimin e betejës më të gjatë dhe më të dhunshme në konfliktin 15-mujor. Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi trupat e tij dhe grupin Wagner.

Pavarësisht se e pranoi se pjesa e Bahmutit nën kontrollin ukrainas ishte relativisht e vogël, një gjeneral i lartë ukrainas tha se ky kontroll do t’u mundësonte atyre të hynin në qytet sapo të ndryshonin rrethanat. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se ofensiva ruse në afërsi të Bahmutit vazhdoi pa pushim në 24 orët e fundit, ku përfshiheshin sulme ajrore në periferinë perëndimore.

Në një audio-mesazh në Telegram udhëheqësi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se puna e grupit të tij ishte përfunduar dhe forcat e tij do të tërhiqeshin nga zona e konfliktit brenda disa ditëve.

 Ne kemi kapur të gjithë territorin që premtuam se do të pushtonim, deri në centimetrin e fundit .Më 25 maj do të tërhiqemi nga zona e konfliktit”, deklaroi Prigozhin .

Ndërkaq në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë janë dëgjuar shpërthime. Në qytetin Belgorod një seri videosh tregojnë se Korpusi Vullnetar Rus po luftojnë për të marrë jugun

Nga ana tjetër samiti i G7  i siguroi Ukrainës avionët F16 ku fillimsht do të trajnohet politët. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përpara takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, u shpreh se:

“Është një ide e mirë që G7 më në fund ka vendosur të përgatisë terrenin për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë që i nevojiten. Trajnimi i pilotëve tashmë ka filluar”.