Ukraina do të vizitohet nga udhëheqës fetarë

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do të vizitojë sot Ukrainën për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga sulmet e Rusisë.

Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsi.

Delegacioni do të përfshijë rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë e hindu si dhe ish-kryepeshkopin e Canterbury-t, Rowan Williams, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Williams është shprehur se ky është një rast i fortë për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Papa Françesku e ka përshëndetur këtë vizitë, duke thënë se nuk është koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “veprime të neveritshme”.