Ai theksoi mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Ukrainën: “Ne po shpenzojmë rreth 9 miliardë euro në vit për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të guximshme”.
Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të industrisë mbrojtëse të Ukrainës.
“Për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të ardhshme – për Ukrainën dhe për Evropën në tërësi – industria e mbrojtjes e Evropës dhe Ukrainës duhet të bashkëpunojë më ngushtë dhe më efektivisht. Ne të gjithë duhet t’i ofrojmë mbështetje të qëndrueshme Ukrainës – më elastike dhe më me forcë sesa në muajt e fundit. Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë këtë duke ofruar një kuadër rregullator shumë më fleksibël për industrinë e mbrojtjes në Evropë. Kjo është e vetmja mënyrë për të rritur shpejt kapacitetet tona të prodhimit dhe, si pasojë, edhe dërgesat tona në Ukrainë”, tha ai.
“Historia e Ukrainës është ajo e një populli që mbron vetë ekzistencën e tij nga një agresori brutal. Është historia e një kombi të vendosur për të mbrojtur identitetin, pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Dhe është gjithashtu historia e një lufte për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, për lirinë dhe sigurinë në Evropë – një luftë për lirinë dhe sigurinë tonë”, shtoi ministri gjerman.
Forumi i Sigurisë i Varshavës do të zhvillohet më 29-30 shtator, me rreth 2,500 pjesëmarrës nga gati 90 vende, përfshirë krerët e qeverive, ministrat, zyrtarët e lartë dhe ekspertët kryesorë. Forumi do të trajtojë sfidat kryesore bashkëkohore: forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës, ruajtjen e unitetit transatlantik dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj.