Ukraina do të marrë 85 milionë euro përmes BERZH-it për gazin

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do t’i ofrojë Ukrainës 85 milionë euro.

BERZH-i këto para do t’ia dhurojë Ukrainës për vëllime shtesë gazi, tha të martën ministri i energjisë i Ukrainës, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë në X/Twitter, Denys Shmyhal tha se fondet do të sigurohen përmes instrumenteve të BERZH-it dhe shtoi se sigurimi i grantit përkatës nga një prej vendeve evropiane ishte pothuajse i përfunduar.