Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 26 deri më 30 janar të vitit 2026 ka marrë 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 41 stacione matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren mbi kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije.