Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

Siç thonë nga NP, Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 20.01.2026 deri më 23.01.2026 mori 150 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 150 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

“Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, thonë nga NP.