Uji në Shkup është i sigurt dhe me cilësi të mirë për t’u pirë

Sipas analizave më të reja sanitare, uji në Shkup është i sigurt dhe me cilësi të mirë për t’u pirë.

Siç edhe kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup, nga data 11.01.2021 deri më 15.01.2021 janë marrë 197 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 197 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 52 pika matëse në Qytetin e Shkupit.