Uji në Shkup cilësor dhe i sigurt për pirje, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 29 qershori 2020 deri më 3 korrik 2020 ka marrë 899 ekzemplarë për analizë fiziko-kimike dhe 899 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 56 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të testeve, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm.

Siç bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm publikohet për informim më të mirë të qytetarëve.

Raporti është marrë nga analizat e bëra në Sektorin e Kontrollit Sanitar i cili është laboratori i parë në vend që e akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025: 2018. /MIA