Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutash.
Sipas njoftimit, ceremonia e ndërrimit të komandës do të zhvillohet në shtabin e Misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në kampin “Film City” në Prishtinë, më 3 tetor duke filluar nga ora 11:00 e mëngjesit.
Admirali Stuart B. Munsh, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.