UEFA befason për Granit Xhakën, ky është çmimi për të

Zvicra bëri befasinë duke u kualifikuar në çerekfinale të “Euro 2020” pas fitores ndaj Francës.

Zvicra ishte në disavantazh prej 3:1, ndërsa në fund barazuan rezultatin dhe arritën të fitojnë në penallti.

Ndër më meritorët ishte Granit Xhaka që ishte edhe asistues te goli i tretë.

UEFA e ka shpallur shqiptarin si lojtari i ndeshjes, çmim mjaftë i merituar duke marrë parasysh motivimin e madh tek lojtarët e tjerë.