Udhëtimi me tren Zvicra e para në Evropë

Një raport nga Eurostat, Zyra e Statistikave të Evropës, tregon se banorët zviceranë udhëtuan me tren mesatarisht 71 herë më 2018, apo rreth 2 400 kilometra.

Kjo do të thotë se zviceranët janë udhëtarët më të shpeshtë hekurudhorë për banor në Evropë, duke tejkaluar Austrinë të renditur në vendin e dytë me afro 1 000 kilometra, shkruan The Local.

Banorët e fqinjëve të tjerë të Zvicrës, Franca dhe Gjermania, mbuluan përkatësisht 1 393 dhe 1 182 kilometra, Zvicra ka 5 200 kilometra linja kryesore hekurudhore dhe 1 000 km hekurudha malore.

Megjithë problemet e fundit me trenat me vonesë dhe të anuluar, Zvicra ka një sistem hekurudhor kryesisht efikas.Këtë muaj, ajo ka shtuar shërbime të reja në rrugët e saj ndërkombëtare për në Francë, Gjermani dhe Itali.

 

Udhëtimi me tren është i njohur në vendin alpin, edhe pse biletat janë ndër më të shtrenjtat në Evropë.

Dhe ka një fakt interesant të shoqëruar me udhëtimin hekurudhor zviceran me rreth 2 050 trena që kalojnë çdo ditë, derisa Cyrih Altstetten është linja më e ngarkuar hekurudhore në botë, sipas shifrave zyrtare. /albinfo/