Një pallat misterioz duket si një parajsë në një vend përrallash. Me pamjen e tij, koridoret, kolonadat, ambientet për rreth është një nga vendet më të vizitueshme në Kinë.Përmendet me emrin e njohur botërisht : Qyteti i ndaluar.Vetëm brenda pesëmbëdhjetë viteve të para , për ndërtimin e Qytetit të Ndaluar, morën pjesë miliona mjeshtra të ardhur nga gjithë zonat e vendit.
Pekini , ky kryeqytet 600 vjeçar i Kinës e mban brenda vetes si referencë historike, por edhe kulture dhe arkitektonike.Duke filluar nga viti 2002, në Pallatin e Perandorit nisi riparimi i përgjithshëm. Ai nepërmjet gjuhës dhe arkitekturës dhe mjeteve të përdorura rrëfen procesin historik të ngjarjeve, konceptet e kulturës tradicionale kineze. E gjithë gjuha e mrekullueshme arkitekturore e tij është zbërthyer në mënyrë të plotë.
Një cikël dokumentarësh që pasqyron historinë e lashtë të Pekinit, por edhe të qendrave të tjera, ka nisur trasmetimin në RTSH Plus, duke dhënë një tabllo të plotë e mjaft interesante të civilizimit të lashtë të Lindjes së Largët. Cikli i dokumentarëve udhëton në histori dhe është një realizim artistik i arrirë që mban të ndezur kureshtjen e teleshikuesit .Dy dokumentarët e parë, të trasmetuar të martën dhe të mërkurën mbrëma udhëtuan në historinë e Qytetit të Ndaluar, ku shikuesit u njohën me ndërtesat, por mbi të gjitha historinë që ato mbartin brenda vetes.