Udhëheqësit afrikanë mesazh Putinit: Koha për të folur për paqen!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka takuar një delegacion të liderëve afrikanë që synojnë të ndërmjetësojnë konfliktin me Ukrainën.

Udhëheqësit rus e pranoi se ishte koha për të negociuar për t’i dhënë fund luftimeve, për të cilat delegacioni tha se po dëmtonin të gjithë botën.

Megjithatë, Putin këmbënguli se ndërsa Rusia është e gatshme të marrë në konsideratë çdo propozim afrikan, është Ukraina ajo që refuzon të flasë.

Ai thotë se Rusia nuk ka refuzuar kurrë të marrë pjesë në asnjë bisedë për konfliktin.

Top Channel