Udhëheqësi çeçen: Pas Ukrainës, radhën e ka Polonia (VIDEO)

Chechnya's regional leader Ramzan Kadyrov addresses servicemen attending a review of the Chechen Republic's troops and military hardware in Grozny, the capital of the Chechen Republic, Russia, Friday, Feb. 25, 2022. Ramzan Kadyrov said that the servicemen of the Chechen Republic are ready to carry out any order of the President of the country. (AP Photo/Musa Sadulayev)

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë që çështja e Ukrainës është një punë e përfunduar dhe që tashmë është i interesuar për Poloninë.

Këto deklarata lideri i njësiteve që kanë ndihmuar forcat ruse në Ukrainë i ka bërë në faqen e tij zyrtare në Telegram, ku e dha edhe një porosi.

“Ukraina është tashmë një punë e përfunduar, unë jam i interesuar për Poloninë. Nëse na jepet një urdhër pas Ukrainës, më mirë e keni t’i merrni armët dhe t’i ktheni mercenarët tuaj dhe t’i kërkoni falje zyrtarisht ambasadorit tonë”, ka paralajmëruar ai.

“Ukraina së shpejti do të jetë e jona dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ose do t’i mbarojë kokaina, ose më në fund do të vijë në vete dhe do të pranojë kushtet e ofruara nga presidenti ynë, Vladimir Putin”, ka thënë tutje ai.