Uashingtoni përshpejton hetimin për gjigantët e teknologjisë

-Autoritetet do të shqyrtojnë blerjet e dhjetë viteve të fundit të gjigantëve të teknologjisë “Google”, “Apple”, “Facebook”, “Amazon” dhe “Microsoft”, të dyshuar se nuk respektojnë rregullat e konkurrencës.

Këto kompani, të grupuara nën akronimin GAFAM, janë thirrur zyrtarisht nga FTC, agjencia amerikane përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencën, për të siguruar të dhëna dhe dokumente në lidhje me transaksionet e tyre të kryera midis 1 janarit 2010 dhe më 31 dhjetorit 2019, sipas një deklarate për shtyp të FTC.

“Kompanitë e teknologjisë dixhitale janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe jetës sonë të përditshme”, deklaroi presidenti i FTC-së, Joe Simons.

“Kjo iniciativë do t’i lejojë Komisionit të shqyrtojë më nga afër blerjet në këtë sektor të rëndësishëm dhe gjithashtu të vlerësojë nëse agjencitë federale janë njoftuar për transaksionet që mund të dëmtojnë konkurrencën”, shtoi ai.