U zhgënjye nga disa komente jashtë “BBVA”: Kiara rikthen ndjekësit në ‘Instagram’

Kiara pak ditë më parë pësoi humbje të ndjekësve në ‘Instagram’, pas situatës së krijuar me Luizin tek lavamani.

Fansat e Luizit u hakmorrën ndaj saj në këtë mënyrë, shkruan lajmi.net.

E mbrëmjen e kaluar, Kiara pati avantazh në lojë si lidere e shtëpisë, kështu duke marrë informacione nga jashtë.

Ajo u vu në një pozitë tejet të vështirë, dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta.

Pas natës së mbrëmshme e cila ishte jo edhe aq e lehtë, duket se fansat e Luizit e kanë shpërblyer moderatoren me kthimin e ndjekësve.

Ajo brenda natës ka arritur të rikthejë plotë gjashtë mijë ndjekës./Lajmi.net/