U zbulua biseda e saj me Fatmir Shehollin, Geci reagon ashpër ndaj Duda Baljes: Incizimi nxjerr në dritë…!

Pas publikimit të incizimit të deputetes Duda Balje duke biseduar me të dyshuarin për spiunazh Fatmir Sheholli, ka ardhur një reagim i ashpër nga Halil Geci.

Geci e cilëson këtë incizim si dëshmi të pamohueshme të prirjeve antikombëtare të Baljes, duke hedhur poshtë çdo përpjekje të saj për ta paraqitur ngjarjen si të kaluar dhe të pakuptimtë, përcjell “Bota sot”.

Ai paralajmëron se lidhjet me rrjete të dyshimta spiunazhi janë kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe kërkon që institucionet të veprojnë pa mëdyshje.

Shkrimi i plotë

Incizimi me spiunin Fatmir Sheholli nuk gënjen: çdo fjalë tregon ku qëndrojnë interesat e saj, larg atdheut.

“Deputetja boshnjake Duda Balje është zbuluar në një incizim të publikuar nga RTK-ja, ku shfaqet duke biseduar me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli. Balje përpiqet të mbulojë realitetin duke thënë se incizimi është i “vjetër” dhe se nuk kishte qëllime antikombëtare, por zëri në incizim nuk lejon shmangie.

Incizimi shkakton siklet të madh te Dudia dhe i jep motiv për të reaguar, pasi nxjerr në dritë një zbulim antikosovë, që disa burime e lidhin me ndikimin e Dudes me nëntokën serbe dhe origjinën Gorane e konvertuar në Boshnjake.

Ky moment tregon se e vërteta ka fuqinë të zbulojë gjithçka, pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur.”

Se Dudije Bala nuk është boshnjake, por vjen nga një familje Gorane me lidhje proserbe, dhe se babai i saj ka shërbyer si polic gjatë kohës së luftës, në uniformë të policisë serbe e ka thënë publikisht boshnjaku

Nimon Baliç i cili ka konfirmuar se Dudija nuk është boshnjake, por Gorane.”

“Deklarata e Dudis, se këte deklarat e ka dhënë para 5-6 vitesh, s’tregon asgjë dhe nuk ka ndryshuar asgjë: e njëjta Dudi me të njëjtën gjuhë, e njëjta mendësi e stërvitur në mashtrim.

Përpjekjet e Dudis për t’i justifikuar fjalët e saj janë thjesht një teatër i pabesueshëm qytetarët nuk mund të mashtrohen më.

Realiteti është i qartë: ajo mund të përpiqet sa të dojë, por e vërteta nuk fshihet dot pas fjalëve të zbrazëta.”

“Me pamjen dhe prezencën e saj, Dudija duket se ka aftësi të tërheqë politikanët më të dobët moralisht drejt gabimeve, duke i bërë të veprojnë si kukulla në duart e saj.”

Incizimi tregon qartë se ajo ka pasur kontakte me persona të përfshirë në rrjete spiunazhi. Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, Balje diskuton me Amir Rrustemoviqin, një figurë e dyshuar në veprimtari kundër interesit të vendit, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi me elemente të këtij lloji nuk është i rastësishëm.

Akuzat se publikimi është “goditje politike” janë të pamjaftueshme për të mbuluar faktin: çdo bashkëbisedim me persona të dyshuar për spiunazh është një shenjë e qartë e mungesës së integritetit dhe besnikërisë ndaj vendit. Incizimi flet vetë, duke ekspozuar prioritetet dhe orientimin e saj: zemra dhe prapanica e saj nuk janë në vendin e duhur.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se bisedat e tilla janë më shumë se të papërshtatshme, ato janë kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare.

Publikimi i incizimit nuk është vetëm një lajm; është një alarm për qytetarët dhe institucionet: tradhtia dhe lidhjet me spiunët nuk mund të tolerohen, dhe asnjë frazë “është i vjetër” nuk e fshin këtë fakt të padiskutueshëm.