Me 84 vota “për”, pa asnjë “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi sot, në kuadër të seancës plenare të 72-të, mori vendim të formojë një Komision Anketues për të konstatuar rrethanat në veprimin e institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komisioni Anketues po formohet me propozim të deputetëve nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN dhe do të fokusohet në tragjeditë në Koçan, në Spitalin Modular, rastin e “Durmo Tours” dhe “Llaskarcë”. Më herët, Kuvendi nuk e pranoi iniciativën për Komision Anketues për ngjarjet në Koçan të dorëzuar nga LSDM, Levica dhe BDI, për të cilën votuan vetëm 28 deputetë
Lajme U votua formimi i Komisionit Anketues për aksidentet dhe tragjeditë që kanë...




