U tha se ora e Mozzik-ut është false, reagon reperi

Së fundmi, reperi Mozzik është komentuar shumë për jetën e tij luksoze që e ndan mes Kosovës dhe Zvicrës.

Pak ditë më parë, ai u pa me një orë të markës së njohur ‘Richard Mille’, por në rrjet qarkulluan spekulime se ora që mbante ishte false, shkruan “Kosovarja”.

Përballë këtyre zërave, Mozzik ka zgjedhur të reagojë me ironi. Në një story të publikuar në Instagram, ai ka postuar një video ku thjesht ka qeshur me mbishkrimin: “Hahahahhahaha”, duke mos e marrë seriozisht këtë akuzë.