U soll në mënyrë agresive ndaj policëve, arrestohet gositvarasi

Dje rreth orës 21.30 në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, afër Qendrës Emergjente të Gostivarit, zyrtarët policorë të Stacionit policor të Gostivarit e kanë privuar nga liria personin A.B. (31) nga Zdunja e Gostivarit për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të
cilët kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij është përgatitur kallëzim përkatës.