Numri i abonentëve me qasje në internet përmes rrjetit optik në tremujorin e katërt të vitit 2025 ka arritur në 228.581, që paraqet rritje prej 2,57% krahasuar me tremujorin paraprak dhe 14,24% në nivel vjetor, tregojnë të dhënat e Agjencia për Komunikime Elektronike, transmeton Portalb.mk.
Sipas raportit, numri i përgjithshëm i abonentëve të internetit me shpejtësi të lartë ka qenë 555.415, me rritje prej 0,92% krahasuar me tremujorin e tretë dhe 1,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Rrjeti optik mbetet teknologjia më e përdorur për qasje në internet, me një pjesëmarrje prej 41,15%.
Në telefoninë mobile janë regjistruar 1,99 milion abonentë aktivë, ku pjesën më të madhe të tregut e kanë Telekom dhe A1.
Numri i abonentëve të shërbimeve televizive ka arritur në 443.780, me rritje të shërbimeve IPTV dhe rënie të televizionit kabllor dhe atij digjital tokësor.



