U regjistrua edhe një i infektuar me Kovid-19 në Kërçovë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, sot në Kërçovë ka një të infektuar me virus korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në komunë arriti në 101, prej të cilëve 82 janë aktivë, 14 janë shëruar dhe pesë persona kanë ndërruar jetë.

I sapoinfektuari është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe po mjekohet në kushte shtëpiake nën mbikëqyrjen e mjekut të tij amë, njëkohësisht është edhe në izolim”, tha mjeku Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit Komunal të Krizës në Kërçovë.

Ai vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga institucionet kompetente shtetërore./MIA