Para disa kohësh në media u raportua se artistja, Dua Lipa do të përformojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar.
E këto lajme i ka mohuar së fundmi Dua me anë të një “InstaStory”, shkruan lajmi.net.
“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të përmbushen të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës.”, tha ajo. /Lajmi.net/