U raportua se banorja e re është ish e dashura e DJ Dagz, kjo është e vërteta

E në mesin e atyre hyrjeve ishte edhe moderatorja e RTK-së, Egzona Rafuna, shkruan lajmi.net.

Me tu shpërndarë informacioni se moderatoja do të futet, filluan aludimet se kjo është ish e dashura e Dj Dagz-it.

Shkas i këytre pretendimeve u bë deklarata e ish-banores, Florentina Halilit e cila u shpreh: “Se mos i fusni DJ Dagzit atë ishin e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.

Në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe. Në momentin që Dagz-i shkeli në shtëpinë e BBV-së, atij iu publikuan fotografitë me ish të dashurën, gazetaren, Ariana Berisha, me të cilën ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë, madje dyshja kishin edhe fotografi të publikuara bashkë në rrjetin social “Instagram”.

Pas hyrjes së Egzonës në shtëpi ajo deklaroj se nga të gjithë banorët e njeh Dagz-in dhe se ka raport shoqëror, në anën tjetër Dagz-i është duke shijuar marrëdhënien e tij me Einxhelin.

Mbrëmë nga shtëpia e BBV-së u eliminua Sara Berisha e cila ishte në nominim bashkë me Dagz-in./Lajmi.net/