U raportua për prishjen e raporteve me Noizyn, Stresi ka një reagim

Stresi dhe Noizy kanë rregulluar raportet e tyre muaj më parë.

Gjatë rrugëtimit të Stresit në “BBVK”, Noizy ishte krah i fortë i tij teksa jashtë kërkonte të votohet ai, shkruan lajmi.net.

Pas daljes së tij nga ky format, ata kanë paralajmëruar edhe një projekt të përbashkët.

Madje ditë më parë u publikuan edhe imazhe nga xhirimet e videoklipit të tyre.

E qysh nga dita e djeshme në media po raportohet lidhur me prishjen e raportit të tyre sërish.

Së fundmi përmes një storie në Insatagram, ka reaguar vet reperi Stresi.

“O Dak.. te verteten se merr vesh kurre kur ke intriganta rreth teje. Une jam vetvetja si gjithmone!!!”, ka shkruar reperi.

Se çfarë fshihet pas kësaj mbetet të shihet në vazhdim./Lajmi.net/