U përfol se nuk flasin më dhe ajo e injoron pasi arriti famën, Rita Ora thyen heshtjen për raportin e saj me Sabrina Carpenter

Mes raportimeve se nuk po arrin të ketë më kontakte me senzancionin botëror të muzikës, Sabrina Carpenter, Rita Ora ka sqaruar publikisht se ku qëndron sot marrëdhënia e tyre.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” theu heshtjen pas thashethemeve se Sabrina (me të cilën kishte raporte shumë të mira para se të bëhej e famshme) nuk i kthente më mesazhet në rrjetet sociale, sidomos pas suksesit të saj botëror me këngën “Espresso”.

Duke folur së fundmi për emisionin Heart Breakfast me Jamie Theakston dhe Amanda Holden, Rita shpjegoi: “Gjithçka doli jashtë kontekstit. Në fakt, unë thjesht po e komplimentoja për suksesin e saj. Sigurisht që është e vështirë ta kapësh përmes telefonit”.

 Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo shtoi: “E dini si funksionon bota dhe tabloidet për klikime – e kthyen në histori sikur ajo më injoronte. Nuk është e vërtetë. Unë e dua shumë”.

Rita tregoi gjithashtu për miqësinë e saj me Sabrinan: “Ajo erdhi në një prej ftesave të mia për Vitin e Ri në New York, pas koncertit ‘New Year’s Rockin’ Eve’, sepse performoi atje, dhe u kënaqëm shumë. Ajo ka qenë hera e fundit që e kam parë”.

Duke kujtuar atë mbrëmje, Rita zbuloi një moment të veçantë: “Ishte shumë qesharake sepse ajo është kaq e ëmbël dhe e vogël, ndërsa takat e saj ishin shumë të larta. I thashë: ‘Do t’i heqësh këpucët?’ Ajo më tha: ‘Jo, mos e bëj, se mund të zhdukem’. Ishte shumë argëtuese – ajo është vajza më e ëmbël dhe plot humor”.

 Foto: Sabrina Carpenter/Instagram

Këto deklarata vijnë pas intervistës së Ritës në podcast-in In Your Dreams With Owen Thiele, ku ajo kishte thënë: “Sabrina erdhi ë një festë që organizova unë dhe ishte fantastike. Ishte para kulmit të suksesit të ‘Espresso’-s, dhe tani nuk mund ta kapësh dot Sabrinan më”.

Më pas Rita e kishte sqaruar: “Dikur ajo më kthente menjëherë mesazhe. Por e kuptoj. Edhe unë jam e zënë. Po e ekzagjeroja pak. Ajo më përgjigjet, është shumë e ëmbël”.

Rita përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të re “All Natural” e cila u publikua të mërkurën.