U përfol se do të angazhohet në listat e PD-së për qarkun Tiranë, por kush është pedagogu Leons Hasani?

Në portalin Zyrtare.net para pak ditësh qarkulloi lajmi lidhur me “10 personazhet e reja që nuk duhet ti mungojnë listave të 25 prillit”. Ku ndër to kishte edhe figura interesante të cilat vinin nga fusha të ndryshme.

Surprizë e këtij lajmi ishte lakimi i disa prej emrave të cilët nuk kanë pasur më parë angazhim politik pranë ndonjë forumi apo partie politike.

Do të ndalemi tek personazhet më interesante të kësaj liste duke u munduar të zbulojmë sa më shumë rreth jetës, angazhimeve dhe cv-ve të tyre.

Pedagogu Leons Hasani, i cili njëkohësisht është edhe aktivist i shoqërisë civile dhe autor i emisionit Your Story, u përfol se do të angazhohet në listat e PD-së për qarkun Tiranë.

Por kush është Leons Hasani?

Ajo se çfarë të bie më shumë në sy kur kërkon për jetën dhe karrierën e pedagogut Hasani, është: angazhimi i tij i hershëm në shoqëri civile, kryesisht me të rinjtë dhe studentët, si dhe takimet e ndryshme publike me politikan të së majtës dhe të dhjathtës shqiptare.

Por përpara se të shkojmë tek takimet, le të ndalemi pak tek bio e tij.

Leons Hasani ka lindur në Kolonjë. Është 28 vjec! Dhe aktualisht punon si lektor në 3 universitete. Në dy universitetet publike dhe një universitet privat. Ai punon si pedagog i brendshëm pranë Kolegjit Universitar Qiriazi, dhe si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjithashtu ai është autor i emisionit Your Story. Si dhe themelues i organizatave rinore: SEF dhe AYLF.

Përtej angazhimit të tij si lektor, autor emisioni apo aktivist, ajo që na intereson më shumë është kuadri politik, pra takimet e tij me personazhe të ndryshme të politikës shqiptare.

Takime të cilat në një farë mënyre na tregojnë marrëdhenien apo pozicionimin politik që mund të ketë z. Hasani në të ardhmen.

Por, fotot e marra nga rrjetet e tij sociale na dëshmojnë tjetër gjë.

Le ti shohim ato!

Në fotot e mëposhtme z.Hasani e shohim me Kryetarin e Opozitës Z. Basha. Gjë e cila konfirmon thashethemet për kandidimin e tij në qarkun e Tiranës.

Një tjetër foto ku e shohim mes themeluesëve të PD-së, ku i pranishëm është edhe ish Kryeministri z.Berisha. Prezenca e z.Hasani në këtë takim përforcon mundësinë e angazhimit të tij në PD.

Në foton e mëposhtme e gjejmë pranë ish ministrit të Jashtëm z.Besnik Mustafaj, ish deputetes së PD-së znj. Albana Vokshi, dhe ambasadorit Arben Cejku.

Në fotot e mëposhtme z. Hasani është në një takim me ish ministrin e Bujqësisë z.Peleshi, i cili nga fotot duket se ka një marrëdhënie të afërt me të. Ndaj nuk mund të jetë surprizë edhe një kandidim i mundshëm në qarkun e Korçës me PS-në.

Në fotot e rradhës e shikojmë në një takim me ministren e Drejtësisë, znj.Gjoni.

Në fotot e mëposhtme e shohim me ish ministrin e Mjedisit, Z.Koka.

Në fotot e mëposhtme atë e shohim me kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Veliaj.

Dhe fotoja e fundit është ajo mes përfaqësuesëve të LSI, në një nga aktivitetet e tyre. Sigurisht që kjo foto lë hapësira se ai mund të kandidojë edhe nën logon e LSI-së.

Siç duket, një ndër cilësitë më të mira të pedagogut të ri Leons Hasani është aftësia për të tërhequr vëmendjen. E këtë gjë mesa duket ai di ta bëjë shumë mirë jo vetëm me të rinjtë e studentët, por edhe me politikanët.