U përfol që një ndeshje futbolli të zgjasë 100 minuta – vjen reagimi i FIFA

Pas zërave që mund të ndryshohet kohëzgjatja e një ndeshje në futboll, ka ardhur edhe reagimi i FIFA-s e cila e ka demantuar një gjë të tillë.

Sipas shtëpisë më të madhe të futbollit, nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë aspekt dhe një lojë do të vazhdojë të zgjasë 90 minuta.

“Pas disa raporteve dhe thashethemeve të përhapura sot, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës FIFA 2022, Katar apo ndonjë kompeticion tjetër”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ditë më parë u raportua se Gianni Infantino ishte dakord që ndeshjeve t’u shtohen edhe 10 minuta dhe se kjo do të praktikohej fillimisht në Botërorin “Qatar 2022”.