U nominua në ekipin më të mirë të të gjitha kohërave si sulmues i djathtë, reagon ashpër Eto’o

Çuditërisht, sulmuesi 39-vjeçar ishte midis kandidatëve për pozicionin e krahut të djathtë në fazën ofanzive. Edhepse shumë do të ishin të lumtur të emëroheshin, Eto’o ishte i mërzitur që u vendos në pozicionin e krahut të djathtë.

“Faleminderit për nominimin, por unë kam luajtur në atë pozicion për një ose dy sezone, kam qenë qendërsulmues për 25 vjet. Ky është mosrespekt”, shkroi kamerunasi në Twitter.

Përveç Eto’o, midis të nominuarve për pozicionin e krahut të djathtë janë: David Beckham , George Best, Luis Figo, Jairzinho, Garinch, Kevin Keegan, Lionel Messi, Arjen Robben dhe Stanley Matthew.