U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë TRE MËRGIMTARË HUMBIN JETËN NË AKSIDENT

Shpërndaje
22:27 / E Enjte, 06 Gusht 2026 / H FU nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksident
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku tre mërgimtarë nga Kosova kanë humbur jetën teksa po ktheheshin nga vendlindja.

Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët, viktimat janë T.A, 61 vjeç, G.A 34 vjeç, si dhe L.A, 16 vjeç, transmeton IndeksOnline.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që autoritetet gjermane të japin më shumë detaje lidhur me ngjarjen tragjike.