U nisën nga Amerika në vendlindje, humb jetën çifti shqiptar nga Malsia e Madhe

Sot në diten e votimit
Niset Bija prej mergimit
Per Malsi u nis me shkua
Në vendlindje me votua.
~~~~~~~~~~~~~~~~
Një shqiponje dy krenare
E ka msy Malsin e Malle
Nan Malsi me nxi që prita
Jam nis sot nga Amerika.
~~~~~~~~~~~~~~~~
Tuj kalu n’ur t’Washingtonit
Nga qytetit i New Yorkut
Tragjedia e bani t’veten
Dy Bashkshort e humben jeten.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Nga Dinosha ku rriell Cemi
Kjo Bisera e Muharemi
Rët e qiellit bahen zi
Kush e çon lajmin n’Malsi.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ram Bajrami Burr Drangua
Baju’i fort sot me qitrua
Me e ba zëmren çelik
Paske humb sot Bi e Mik.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Spaskan lan as djal as Çik
Hisja e tyre kënka fik
Per fat mir në kto dy votra
Mrapa lan Vllazen e Motra.
~~~~~~~~~~~~~~~~~
Motra jon e shtrejt Bisera
Çou set pret Nana te dera
Ishin gzu si me shku n’dasem
Bashk me motra edhe Vllazen.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Priten shokt e shoqet tua
Vjen Bisera me votua
Me shum Atëdhedashuri
Që ke pas per Shqiptari.
~~~~~~~~~~~~~~~~~
Por Bashkshorti Muharemi
Me u nda me ty nuk deshti
S’bashkut jeten perfundut
Nan Malsin shum e lëndut.
~~~~~~~~~~~~~~~~~
Muharem O more Djal
Edhe ti ke Nanen gjall
Zemren mir ja paske ther
Edhe pse ka dy djem tjer.
~~~~~~~~~~~~~~~~
Sot Malsia u kthy n’qetsi
Per ket lajm të ran n’kto shpi
Kur të mlellen me votua
Kjo Bisera ka me mungua.
~~~~~~~~~~~~~~~
Por jo jo ajo smungon
Nan Malsia se harron
Ket Malsore Atëdhetare
Që u rrit në frym kombetare
~~~~~~~~~~~~~~~~
Për Vën t’vet tu me veprua
E gjith kan tu rrespektua
Tuja rujt traditen kombit
Sepse ishe Bi prej Rodit.
~~~~~~~~~~~~~~~~
Ka met tesh jaj Djali Halles
Enver Beqaj prej mahalles
Tash sa muaj ka vdek ky djal
Katerdhet e dy vjeçar.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Aman zot siu erdh kjo dek
Sa shum zemra keni prek
N’fis Ferluçkaj edhe Gjoka
Shpreh ngushllime në kto votra
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Per ket humbje tragjedi
Po ju qan tan kjo Malsi
N’kto dy shpia perparimi
Ju perjet u qoft kujtimi.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~

( Dedë Dushaj)