U nis për të ardhur në Shkup për protestë, pensionisti goditet për vdekje nga një veturë

Një pensionist nga Negotina ka ndërruar jetë në autostradën drejt Shkupit, kur pensionistët ishin ndalur në pauzë duke shkuar në protestë në kryeqytet.

Këtë informacion e konfirmoi Kata Apostollova, nga Bordi Inicues i Pensionistëve të Negotinës.

“Fatkeqësisht, është e vërtetë, po. Rrugës për në Shkup, disa prej nesh kërkuan pushim për tualetin. Ndaluam në një parking të madh para Katllanovës. Si ishte, çfarë ishte, me sa duket nga gabimi, pak pakujdesia, në vend që të shkonte djathtas si gjithë të tjerët, doli majtas dhe u përplas nga një automjet në autostradë. Erdhi ambulanca, policia, prokurori, u konstatua vdekja në vendin e ngjarjes. Ai ishte dërguar në shërbimin për funeral ndërsa ne të tjerët po kthehemi”, tha Apostolova për MIA, duke theksuar se të gjithë pensionistët janë të mërzitur pas ngjarjes.

Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles, për momentin vetëm konfirmoi se ka pasur një aksident me një të vdekur.