Gerard Pique (38 vjeç), ish-futbollisti i Barcelonës dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, është ndarë nga partnerja e tij 12 vjet më e re, Clara Chia Marti, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas revistës Marca, gazetarja spanjolle Adriana Dorronsoro e konfirmoi ndarjen në emisionin “Vamos a ver”.
“Kam konfirmimin se Gerard Piqué dhe Clara Chia janë ndarë dhe aktualisht po hetoj arsyet. Po më vijnë informacione që flasin për përfshirje të mundshme të një pale të tretë, por ende asgjë nuk është e qartë,” ka deklaruar ajo.

Dorronsoro iu referua edhe një ngjarjeje që besohet të ketë nxitur thashethemet për ndarje. Thuhet se Piqué është parë së fundmi në një pastiçeri në Miami, ku shoqërohej nga një grua bionde me flokë të kuqe, identiteti i së cilës mbetet i panjohur.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës po kalon kohën mes Barcelonës dhe Miamit, një gjë që mediat e huaja e shohin si një nga arsyet e ftohjes në marrëdhënie.