U kap duke thithur kokainë, shkarkohet nga detyra drejtori i Klinikës për neurologji, Igor Kuzmanovski

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu sot ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski.

“Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Puna në Klinikë vazhdon pa pengesa.