Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar së fundmi në lidhje me disa lajme që kanë qarkulluar për të.
Në njërin nga postimet duket sikur artistja i është drejtuar asaj se përse nuk ndjek më në Instagram Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.
Krijuesja e hitit “Si mua” sqaron se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendje prej saj.
“Gjithmonë mbroje lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’ dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’iu bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë”, u shpreh 34 vjeçarja.