Në pikën rajonale në sallën e sporteve “Pero Nakov” në Kumanovë, deri sot janë vaksinuar 13.800 qytetarë nga Komuna e Kumanovës, Likovës, Nagoriçit të Vjetër, Kriva Pallankës, Kratovës dhe Rankovce. Nesër do të vaksinohene dhe 200 qytetarë dhe me këtë do të harxhohet sasia e vaksinave kineze që iu ndanë Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë. Njëkohësisht ka përfunduar rivaksinimi i 500 qytetarëve mëtë vjetër se 70 vite me dozën e dytë Fajzer, shkruan Sdk.mk.
“Për momentin po vaksinohen arsimtarët e shkollave fillore dhe të punësuarit në çerdhe dhe me këtë do të përfundojmë me dozën e parë të vaksinës kineze ‘Sinofarm’. Presim udhëzime nga Ministria e shëndetësisë me cilën vaksinë do të vazhdojmë nga dita e hënë”, deklaroi Snezhana Jovanovska, udhëheqëse e njësisë për vaksinim në Shtëpinë e shëndetit Kumanovë, transmeton gazeta Lajm.
Ajo shprehet e kënaqur se si po zhvillohet procesi i imunizimit, por apelon te qytetarët që të mos shkojnë pa termin të caktuar, sepse numri i vaksinave është i kufizuar.
Në pikën për imunizim në Kumanovë brenda ditës janë vaksinuar nga 1.000 deri 1.700 qytetarë, kurse interesi shtohej nga dita në ditë, kurse qytetarët vijnë shpesh edhe pa termin. Në Kumanovë u vaksinua edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Maqedoni U harxhuan vaksinat në Kumanovë