Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive eshtë gjetur kufoma e vogëlushit pesevjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.
Siç eshtë raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Kumanova (Maqedonia e Veriut) bashkë me familjen e tij ishin perfshirë në një aksident në lumin Reuss prane lokalitetit Muhlau te shtunen, kur ishin ne nje gomone. Prinderit dhe motra e tij shtatevjeçare arritên te notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesevjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar.
Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikesit dhe zhytës të policisë.





