U dha ryshfet policëve , arrestohet shoferi

Policia në Zajaz Kërçovës është arrestuar një person nga Ohri, pasi i njëjti u ka ofruar para si ryshfet policëve, përcjell TV21.

“Më 10.09.2023 në ora 19:35 në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Zajaz të Kërçovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria A.J.(59) nga Ohri. Pasi ka kryer një kundërvajtje rrugore, ai ka vendosur para si ryshfet në dokumentet personale që u ka dhënë punonjësve të policisë, të cilat i janë kthyer menjëherë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”