U denoncuan për rrahje, të njëjtit me mjete të forta sulmuan edhe policët, ka të lënduar

Policët, derisa kanë qenë duke intervenuar pas denoncimit për rrahje, janë sulmuar me mjete të forta nga të denoncuarit.

Rasti ka ndodhur dje në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 22.09.2021 rreth orës 17.15 në rrugën “Shkupi” në Shkup, policët nga Stacioni Policor në Karposh janë penduar nga më shumë persona gjatë kryerjes së aktivitetet zyrtare pas denoncimit paraprak nga M.M.(53) nga Shkupi se një pjesë e këtyre personave e kanë sulmuar. Ata kanë gjuajtur me mjete të forta kundrejt policëve, pas çfarë kanë lënduar dy prej tyre, kurse kanë dëmtuar edhe tri vetura zyrtare”, kumtojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Për rastin janë arrestuar tre persona dhe merren masa shtesë për zbardhjen e tërësishme të tij.