Këngëtarja e mirënjohur Shakira dhe futbollisti Gerard Pique pasi ndanë rrugët në vitin 2022, vazhduan të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre pavarësisht gjithçkaje.
Në koncertin e Carlos Vives që mbahej në SHBA, Shakira zgjodhi të dalë në skenë dhe të këndojë disa nga këngët e saja.
Ky veprim i saj, shkaktoi habi edhe tek vetë këngëtari në fjalë.
“Ende po dridhem, në shok”- tha Vives në videon që e postoi në rrjetet e tij sociale.
Përveç habisë, shikuesit ishin kurreshtar se cfarë do të bënte Shakira kur të këndonte këngën “La Bicicleta”, në tekstin e së cilës përmendet ish bashkëshorti i Shakiras, futbollisti Pique.
E ylli i muzikës vendosi që të ndryshojë tekstin e këngës dhe të mos e përmend emrin e babait të fëmijëve të saj.
Kujtojmë se Shakira dhe Pique kishin 10 vite së bashku dhe 2 djem, Milan dhe Sasha./Lajmi.net/





